Në Poklek të Vjetër do të përkujohet 27-vjetori i rënies së Naim Klunës me zbulimin e shtatores së tij

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të veprës së Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, Naim Kluna, Me nderim dhe krenari, ju njoftojmë se, me..

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të veprës së Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, Naim Kluna,

Me nderim dhe krenari, ju njoftojmë se, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të babait tonë, Naim Kluna, do të organizohet manifestimi i zbulimit të shtatores së tij, në shenjë respekti e kujtimi për jetën dhe veprën e lavdishme të tij.

Ceremonia do të zhvillohet më 25 Shtator (e Enjte), duke filluar nga ora 12:00, në Poklek të Vjetër.

Heroi ynë po kthehet i gdhendur në bronz, për të jetuar përjetësisht në mesin e popullit liridashës e atdhedashës, për të cilin ai dha jetën pa hezitim!

Pjesëmarrja juaj është nderim për gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

🇦🇱
🇽🇰

Me respekt
Qendresa Kluna
Vajza Dëshmorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *