Në Poklek të Vjetër do të përkujohet 27-vjetori i rënies së Naim Klunës me zbulimin e shtatores së tij

Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të veprës së Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, Naim Kluna,

Me nderim dhe krenari, ju njoftojmë se, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të babait tonë, Naim Kluna, do të organizohet manifestimi i zbulimit të shtatores së tij, në shenjë respekti e kujtimi për jetën dhe veprën e lavdishme të tij.

Ceremonia do të zhvillohet më 25 Shtator (e Enjte), duke filluar nga ora 12:00, në Poklek të Vjetër.

Heroi ynë po kthehet i gdhendur në bronz, për të jetuar përjetësisht në mesin e popullit liridashës e atdhedashës, për të cilin ai dha jetën pa hezitim!

Pjesëmarrja juaj është nderim për gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

🇦🇱
🇽🇰

Me respekt
Qendresa Kluna
Vajza Dëshmorit

Check Also

Google paralajmëron investim 5 miliardë funtesh në inteligjencën artificiale në Britani përpara vizitës së Trump

Kompania e katërt më e madhe në botë, Alphabet, në pronësi të Google, ka njoftuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *