
Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ka dhënë një zotim të madh për qytetarët e Komoranit. Ai ka deklaruar se është kandidati i vetëm që premton ta kthejë Komoranin në komunë të pavarur, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për zhvillim, barazi dhe përfaqësim të drejtë të qytetarëve.
“Komorani prej kohësh e meriton të jetë komunë më vete. Qytetarët kanë nevojë për institucionet e tyre, për shërbime më të afërta dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Si kryetar i Drenasit, do të punoj me vendosmëri që Komorani të fitojë statusin e komunës,” u shpreh Berisha.
Sipas tij, ky zotim nuk është vetëm një premtim politik, por një angazhim për të ndryshuar realitetin e një prej zonave me potencial të madh ekonomik e shoqëror. Qytetarët e Komoranit e kanë pritur me entuziazëm këtë nismë, duke e quajtur një hap historik që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.
Berisha theksoi se koha e neglizhimit ka përfunduar dhe se Bashkimi Demokratik do të sjellë projekte konkrete që do ta shndërrojnë Komoranin në një qendër të re zhvillimore në nivel komunal.
Sponsored Links:
Oracle Café : https://orakafe.com
Buy jewellery in Albania and Kosovo : https://stolisem.com
Find your love in Albania and Kosovo : https://dashuroj.com
Rent an apartment in Germany : https://mietenmeister.de
Buy designer clothes : https://durimkluna.com