Tensione në kampin demokrat pas disfatës ndaj Trump, ndihmësit e Biden dhe Harris fajësojnë njëri-tjetrin për humbjen

Ndihmësit e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris po fajësojnë njëri-tjetrin për humbjen e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka raportuar Axios.

Kandidati republikan Donald Trump fitoi me rezultat të konsiderueshëm të martën, duke përfshirë të gjitha shtetet kyçe dhe duke marrë gjithashtu votën popullore. Republikanët kanë rifituar kontrollin e Senatit dhe duket se do të mbajnë gjithashtu shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ne gërmuam nga një gropë e thellë, por jo mjaftueshëm,” postoi në X të enjten David Plouffe, menaxheri i fushatës së Barack Obamës në vitin 2008 dhe një këshilltar i lartë i Harris, duke e quajtur rezultatin “një humbje shkatërruese”. Ai më pas fshiu llogarinë e tij, pas reagimit të ashpër nga kampi i Bidenit.

“Fushata 107-ditore e Harris ishte pothuajse perfelte. Fushata e Biden-it që i parapriu ishte e kundërta,” tha një anëtar i ekipit të Harris për Axios.

“Ne bëmë atë që mundëm. Mendoj se shanset kundër nesh ishin të pakapërcyeshme”, tha një person tjetër i përfshirë në fushatën e Harris

Zëdhënësi i Biden, Andrew Bates fajësoi “të njëjtin trend që kanë partitë në pushtet në të gjithë botën” dhe këmbënguli se kushdo që kritikon fushatën e Harris ishte “në kundërshtim” me shefin e tij.

Në një telefonatë të enjten mbrëma, menaxheri i fushatës Jen O’Malley Dillon iu lut stafit të mos fliste me gazetarët, i thanë Axios katër persona që ishin në telefonatë.

Sipas një demokrati, disa nga ndihmësit e Bidenit e kishin inat Harrisin që nuk e përdori më shumë presidentin gjatë fushatës. Ndërkohë, ndihmësit e Harris fajësuan dështimet e Bidenit kur bëhej fjalë për ekonominë, inflacionin dhe emigracionin. Një ish-zyrtar i administratës tha se ishte më pak një problem komunikimi dhe më shumë një problem qeverisës.

“Është shumë e qartë se kemi gabuar në politikën ekonomike. Njerëzit ndihen të shtrënguar dhe kur e bëjnë këtë, ata zgjedhin ndryshimin. Pozicioni dhe zbatimi i politikës sonë nuk ishte i dukshëm për votuesit,” tha ish-zyrtari.

Një tjetër ish-zyrtar tha se partia ishte “gënjyer” për Biden nga e njëjta udhëheqje që nuk shqetësohej të dëgjonte votuesit, “ose pse ekonomia e Bidenit nuk po funksiononte për ta edhe nëse dukej e mirë në letër”.

Një ish-punonjëse e Biden-it hodhi poshtë kritikat nga ekipi i Harris si justifikime për humbjen e saj. “Si shpenzove 1 miliard dollarë dhe nuk fitove? Çfarë dreqin?” u shpreh burimi për Axios.

Harris mori në dorë kandidimin pas Biden-it kur presidenti u largua nga gara në korrik, siç thuhet nën presionin e kolegëve demokratë, tre javë pas performancës së tij katastrofike në debat dhe vetëm një javë pasi Trump i mbijetoi një atentati në Pensilvani.

Burimi : https://www.balkanweb.com/tensione-ne-kampin-demokrat-pas-disfates-ndaj-trump-ndihmesit-e-biden-dhe-harris-fajesojne-njeri-tjetrin-per-humbjen/#gsc.tab=0

Follow us : https://www.facebook.com/Akullnajastudios

https://www.facebook.com/profile.php?id=61561918542250

https://www.facebook.com/profile.php?id=61562442900076

https://dashuroj.com/

Check Also

Përplaset në aksident autobusi i linjës ‘Tiranë-Bruksel’. Humb jetën një grua…

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *