Administrata e Joe Bidenit do të lejojë kontraktorët ushtarakë amerikanë të shkojnë në Ukrainë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta në mirëmbajtjen dhe riparimin e armëve të ofruara nga SHBA-ja.
Një zyrtar i njohur me planin tha se ky hap do t’i japë mundësi Pentagonit të sigurojë kontrata për kompanitë amerikane, që ato të ndihmojnë me riparimet, veçanërisht për aeroplanët F-16 dhe sistemet mbrojtëse ajrore Patriot.
Kjo do të jetë hera e parë që kontraktorët amerikanë do të lejohen të punojnë brenda shtetit ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj, shkruan skynews.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për reuters, tha se numri i kontraktorëve do të jetë i vogël dhe do të vendosen larg vijës së frontit. Ata nuk do të përfshihen në luftime.
Ata do të ndihmojnë për të siguruar që pajisjet e ofruara nga SHBA-ja të riparohen shpejt kur dëmtohen dhe të marrin mirëmbajtje sipas nevojës, tha zyrtari.
Ky hap është lehtësimi më i fundit i kufizimeve nga administrata Biden.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, SHBA-ja e ka ndihmuar ushtarakisht Kievin.
Por, Ukraina ose duhej t’i zhvendoste armët amerikane jashtë vendit për riparime të mëdha, ose të mbështetej në videokonferenca dhe zgjidhje të tjera për të rregulluar ato sisteme brenda vendit.
Kufizimet në të kaluarën ndonjëherë kanë ngadalësuar riparimet dhe janë bërë gjithnjë e më të vështira.
Burimi : https://telegrafi.com/per-te-pare-qe-nga-nisja-e-luftes-biden-ti-lejoje-ekspertet-ushtarake-amerikane-te-shkojne-ne-ukraine/
Follow us : https://www.facebook.com/Akullnajastudios
https://www.facebook.com/profile.php?id=61561918542250
https://www.facebook.com/profile.php?id=61562442900076