Macroni në letrën drejtuar Osmanit përmend marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Osmanit, Macron përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin, transmeton klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai thotë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është hap i rëndësishëm, teksa theksoi mbështetjen e Francës edhe një herë.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”.

“Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një Përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Macron.

Check Also

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *