Trajneri Arsene Wenger thotë se bota e futbollit do të kuptojë çfarë arritje të jashtëzakonshme kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në momentin që të dy të “varin këpucët”.
Debati se kush është më i miri i historisë së futbollit po vazhdon ende, me Ronaldon që po shkëlqen në Arabinë Saudite – derisa Messi ka zgjedhur MLS-në e Amerikës.
Të dy lojtarët pritet të luajnë edhe në Kupën e Botës 2026, pasi drejtuan skuadrat e tyre në kualifikuese, duke qenë më të dalluarit.
Wenger së fundmi ka komentuar sërish debatin Messi – Ronaldo, por këtë herë refuzoi të zgjedhë ndonjërin. Tekniku francez nënvizoi se bota e futbollit do të humbasë kur të pensionohen lojtarët.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi
“Kur nuk do të jenë me ne atëherë do të kuptojmë se çfarë na kanë dhënë. Unë gjithmonë do të refuzoj të krijoj një hierarki mbi këtë”.
“Ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm që i kanë treguar botës për 15 vjet se sa i madh mund të jetë futbolli”, deklaroi ai.
Ronaldo duket se është i vendosur për t’u bërë lojtari i parë që arrin kuotën e 1 mijë golave në karrierë, ndërsa Messi së fundmi u bë asistuesi më i mirë në historinë e futbollit.
Sponsored Links:
Oracle Café : https://orakafe.com
Buy jewellery in Albania and Kosovo : https://stolisem.com
Find your love in Albania and Kosovo : https://dashuroj.com
Rent an apartment in Germany : https://mietenmeister.de
Buy designer clothes : https://durimkluna.com
Dashuroj.com
Aplikacioni në Play Store:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dashuroj.dashuroj&hl=de
Aplikacioni në App Store:








Leave a Reply