Dokumentarët dhe filmat e shkurtër të projektit “Breaking the Moulds-Shaping the future”, Gonzato: Zë për të padukshmit, fuqia e artit për të sfiduar heshtjen

Është shfaqur premiera e dokumentarëve dhe filmave të shkurtër të projektit “Breaking the Moulds-Shaping the future”: Gratë Shqiptare në Audiovizual Shënojnë, arritje të reja me mbështetjen e Delegacionit Evropian në Tiranë.

Pesë filma të shkurtër dhe dokumentarë u shfaqën premierë në ambientet e Europe House si pjesë e projektit “Subgrants Premiere: Breaking the Moulds – Shaping the Future”, i organizuar nga Albanian Ëomen in Audiovisual (AËA).

“Heshtja – Trafikimi i Qenieve Njerëzore” nga Kejdi Demneri

“8 Marsi” nga Blerta Kambo

“Katharsis” nga Belkisa Zhelegu

“Gratë që Rezistuan – Histori Dhimbjeje dhe Qëndrueshmërie” nga Armand Braho

“Të Guximshmet” nga Xhensila Nako

Ky projekt u realizua në partneritet me SCiDEV dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ku dhe u shpallën fituesit e  raundës së dytë të mini-granteve.

Sabina Kodra, Drejtoresha Ekzekutive e AËA, hapi aktivitetin me një fjalim ku pasqyroi rrugëtimin tetëvjeçar të organizatës. “Tetë vjet më parë, së bashku me Rafaela Rica, Ema Andrea, Suela Bako dhe Valbona Sulce, ne kishim një zgjedhje,” tha Kodra. “Ta pranonim botën siç ishte – ku zërat e grave ishin pëshpëritje, ku historitë tona rrëfeheshin nga të tjerët. Ose të merrnit kamerat, mikrofonët tanë dhe të thoshim: ‘Jo më.’”

Ajo nënvizoi rëndësinë e të dhënave shkencore që mbështesin misionin e tyre: “Kur themi se 76% e medias shqiptare përforcon stereotipet gjinore, e themi me peshën e të dhënave pas nesh, falë partnerit tonë SCiDev dhe Blerjana Bino.”

Këto vepra janë rezultat i programit intensiv “Breaking the Moulds – Shaping the Future”, i cili ka trajnuar mbi 130 profesionistë të medias me trajnerë të shkëlqyer evropianë dhe shqiptarë si Doruntina Basha, Timo Heino, Giovani Robiano dhe Pandeli Ceco.

Mbështetja e Bashkimit Evropian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e projektit për demokracinë shqiptare. “Historitë që keni krijuar – përmes dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe veprave vizuale – janë shumë më tepër se produkte mediatike,” tha ai. “Ato i japin zë realiteteve që shpesh injorohen. Ato sfidojnë heshtjen rreth çështjeve si diskriminimi, dhuna dhe padukshmëria.”

Ambasadori theksoi se BE-ja i sheh lirinë e shprehjes dhe barazinë gjinore si të drejta që përforcojnë njëra-tjetrën, bazat e çdo demokracie. Ai lavdëroi AËA dhe SCiDEV për krijimin e një komuniteti ku gratë mbështesin gratë, ku mentorimi zëvendëson konkurrencën dhe ku etika është po aq e rëndësishme sa rezultati.

Raundi i dytë, shtatë zëra të rinj

Një nga momentet tjeter i rendesishem i mbrëmjes ishte prezantimi i fituesve të raundës së dytë të mini-granteve. Shtatë profesionistë të talentuar morën skenën:

Mirela Milori

Juliana Ristani

Delvis Bejleri

Bitila Shira

Jetmira Belegu

Xhezide Gurguri

Fjola Graci

Kejsi Muca

Kodra shpjegoi se secili prej tyre sjell një vizion unik – nga eksplorimi i përvojave të përditshme të grave tek shqyrtimi i pjesëmarrjes së tyre politike, nga theksimi i profesioneve të harruara tek projektimi i së ardhmes së Shqipërisë.

Një mesazh fuqie dhe shprese

Sabina Kodra e mbylli fjalimin e saj me një thirrje të fuqishme: “Shqipëria qëndron në një kryqëzim rrugësh. Mund t’i lejojmë të tjerët të na përcaktojnë, ose mund ta marrim kontrollin e historisë sonë. Mund të provojmë se barazia nuk është vetëm një vlerë evropiane – është një forcë shqiptare.”

Kjo mbrëmje në Europe House nuk ishte thjesht një aktivitet kulturor, por një demonstrim i fuqishëm se si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe vullneti i grave shqiptare po transformojnë peizazhin mediatik të vendit. Përmes kamerave, mikrofonëve dhe historive autentike, një brez i ri rrëfyesish po krijon të ardhmen e medias shqiptare – një të ardhme ku çdo zë ka vlerë dhe çdo histori meriton të dëgjohet.

Projekti vazhdon deri në korrik 2026, duke premtuar edhe më shumë ndryshime pozitive në fushën e medias dhe të barazisë gjinore në Shqipëri.

Sponsored:

Buy jewellery in Albania and Kosovo : https://stolisem.com/

Find your love in Albania and Kosovo : https://dashuroj.com

Rent an apartment in Germany : https://mietenmeister.de

Buy designer clothes : https://durimkluna.com

Check Also

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *