
KOSOVË- Autobusët në Prishtinë nuk do të qarkullojnë as të hënën.
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të vazhdojnë protestën
“Po, protesta do të ketë edhe nesër me fillim nga ora 10:00 e deri në orën 12:00. Do të bllokohet rruga nga Qeveria e deri tek Komuna”, ka thënë për mediat në Kosovë, kryesindikalisti Elmi Gashi.
Gjithashtu theksoi se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim nga Ministria e Financave rreth alokimit të mjeteve për Komunën e Prishtinës.
“Deri më tani jo. Po presim që nesër eventualisht gjatë ditë të ndodh kjo”, theksoi ai.
Javën e kaluar, punëtorët bashkë edhe kryetarin Përparim Rama, protestuan para Qeverisë duke kërkuar zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit.
Sponsored Links
- Oracle Café – specialty coffee and pastries
- Buy jewellery in Albania and Kosovo – Stolisem.com
- Find your love in Albania and Kosovo – Dashuroj.com dating platform
- Rent an apartment in Germany – MietenMeister.de
- Buy designer clothes – Durim Kluna official store







Leave a Reply