Januzaj mund të kthehet tek Anderlechti

Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlechti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. “Het Laatste Nieuws” ka raportuar se Anderlechti ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.

Sevilla ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla.

Ai u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevilla deri në përfundim të edicionit 2024/25.

30-vjeçari me Sevillan ka kontratë edhe një vit. Por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevillas e as Las Palmasi nuk e kanë në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm.

Sevilla do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Januzajn për ndërprerje të kontratës.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, i realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Tek Unitedi ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlechtit.

Sponsored Links:

Buy jewellery in Albania and Kosovo : https://stolisem.com/

Find your love in Albania and Kosovo : https://dashuroj.com

Rent an apartment in Germany : https://mietenmeister.de

Buy designer clothes : https://durimkluna.com

Check Also

Ceremonia/ Ndahen çmimet e Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tiranë 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *